Krimet zgjedhore, Gerti Shella: Në 2017 ka pasur 64 procedime penale

Shqipëria

Krimet zgjedhore, Gerti Shella: Në 2017 ka pasur 64 procedime penale

Më: 9 mars 2021 Në ora: 23:15
Gerti Shella

Gerti Shella, drejtor i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP thotë se ndonëse për zgjedhjet parlamentare të 2017 dy çështjet më të nxehta njihen dosja e Dibrës (184) dhe ajo e Durrësit (339) në fakt ka pasur 64 procedime.

Aktivisti i shoqërisë civile gjatë debatit me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha se ndoshta opozita duhet të kishte shtruar në opinionin publik më mirë çështjet shqetësuese të krimeve zgjedhore.

“Ka pasur 64 procedime penale për zgjedhjet e kaluara. Pra diçka mungon në ligjërimin tuaj politik (PD). Përgjithësisht njerëzit mendojnë se ka vetëm dy dosje por  ishin 64 procedime penale. Pak veta e dinë, nga  ato 64 procedime penale vetëm 8 prej tyre arritën që të hetohen nga prokuroria dhe të dërgohen në gjykatë, ndërkohë viti 2020 nisi me 28 ende të pa hetuara”, deklaroi z. Shella.

Drejtori i INFOÇIP shtoi më tej se ndonëse dy çështjet e Durrësit dhe Dibrës kanë marrë vëmendjen e politikës dhe opinionit publik, për të dyshuarit kryesor akuzat janë pushuar.

“Ka disa elementë të procedurës penale, që nëse kalojnë tre vite hetimi bie dhe shiko çfarë po ndodh me Dibrën, ka rënë hetimi për një pjesë të të dyshuarve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat