Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

Më: 10 mars 2021 Në ora: 07:20
Ilustrim

Sipas MeteoAlb mëngjesi nis me vranësira dhe rrebeshe afat shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku në zonat veriore-Verilindore do ketë reshje dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në zonat bregdetare dhe gjatë natës përfshin gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3 në verilindje deri në 13°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kosova paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here sjellin reshje dëbore dhe më pak shiu, situatë e cila vijon deri në mbrëmje kur moti pëson përmirësim duke sjellë pauza të reshjeve dhe kthjellim gradual.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore karakterizojnë motin në gjatë pjesës së parë të ditës.

Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në MV.

Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2 deri në 8 gradë.

Rajoni dhe Europe

Rajoni i Ballkanit, Europa qendrore dhe ajo veriore vijojnë në ndikimin e motit të vranët me reshje shiu e dëbore.

Ndërsa me kthjellime paraqitet lindja dhe perëndimi i Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat