Reshjet të dendura të borës edhe në Kukës

Shqipëria

Reshjet të dendura të borës edhe në Kukës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustruese

Në Kukës ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës. Pas zonave të larta malore mbi 800 m, që prej mesnate kanë nisur reshjet e borës edhe në zonat e ulëta dhe në qytet.

Reshjet janë të dendura, ndërsa trashësia e borës në qytetin e Kukësit arrin deri në 8 cm, ndërkohë që në zona të larta malore mbi 10 cm.

Problematike janë rrugët, për shkak të rënies së shirave më herët dhe zëvendësimit të tyre me borë, çka e bën më të vështirë lëvizjen e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Ndërkohë që në terren janë nxjerrë mjetet e bashkisë për pastrimin e tyre, si dhe firmat e mirëmbajtjes së rrugëve. Borë ka edhe në rrugën e Kombit, por qarkullimi është normal, megjithëse duhet pasur kujdes në lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat