PD mohon dorëheqjen e Leskajt në Vlorë: Shpifje e Edi Ramës

Shqipëria

PD mohon dorëheqjen e Leskajt në Vlorë: Shpifje e Edi Ramës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 09:06
Bujar Leskaj

Partia Demokratike e hedh poshtë lajmin për largimin e Bujar Leskajt nga lista e qarkut të Vlorës.

Mbledhja e sotme e degës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës është shoqëruar me tensione të shumta dhe u përfol në mëdia se Leskaj është larguar.

Leskaj renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, por ka shprehur pakënaqësi për listën përfundimtare të qarkut të Vlorës, duke u shprehur kundër listës së miratuar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

PD konfirmon se lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë, dhe shton se një gjë e tillë është një shpifje dhe trillim i Edi Ramës.

“Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje dhe trillim i Edi Rames. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë.” – bën me dije PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat