PD thirrje KQZ që të mos regjistrojë në zgjedhje Tom Doshin: Është i dëbuar nga SHBA, zbatoni ligjin

Shqipëria

PD thirrje KQZ që të mos regjistrojë në zgjedhje Tom Doshin: Është i dëbuar nga SHBA, zbatoni ligjin

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:39
Tom Doshi

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë Tom Doshin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Me një deklaratë për mediat, PD thotë se ai është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe se për këtë nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje.

Tom Doshit i është ndaluar hyrja në SHBA, gjë që përbën shkak për ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhje.

Më herët, ka qenë vetë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ka theksuar se Tom Doshi nuk duhet të kandidojë, pasi Departamentit Amerikan i Shtetit e ka shpallur atë person non grata.

Deklarata:

Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat