I dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 35-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

Shqipëria

I dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 35-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

35-vjeçari me iniciale T.K. u kap nga policia pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendim për burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat