U aksidentua mbrëmjen e djeshme, ndërron jetë në spitalin e Traumës 11-vjeçari

Shqipëria

U aksidentua mbrëmjen e djeshme, ndërron jetë në spitalin e Traumës 11-vjeçari

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, i mituri që u aksidentua gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjirokastër.

S.Piperi, 11 vjeç, u aksidentua dje në vendin e quajtur ‘Ura e Capos’, në aksin Gjirokastër Kakavijë, dhe nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marrë.

Ndëkohë që Policia njoftoi dje se arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Renault”, që përplasi 11 vjeçarin. Vijojnë hetimet në lidhje me rrethanat e këtij aksidenti me pasoja të rënda.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat