Soreca: KQZ të kalojë në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët në listat e partive politike

Shqipëria

Soreca: KQZ të kalojë në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët në listat e partive politike

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:53
Luigi Soreca

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga KQZ të bashkëpunojë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe të kalojë në filtrin e ligjit të dekriminalizimit të gjithë kandidatët e listave të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit.

” Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për 25 prillin për zgjedhjet në Shqipëri.

Tani është në dorë të KQZ e cila në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, për të verifikuar kandidatët.

Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët”, shkruan Soreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat