Pse partive iu pranuan listat edhe pas përfundimit të afatit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

Shqipëria

Pse partive iu pranuan listat edhe pas përfundimit të afatit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:48
Ilirjan Celibashi

Pse u desh të pritej sërish të kalohej mesnata për të pasur listat e kandidatëve? Kjo ishte pyetja e gazetares Edlira Gjoni përballë Komisionerit Shtetëror Ilirjan Celibashi që nisi emisionin e sotëm “Ilva Now” në Euronews Albania.

Gjoni tha se nëse do të duhej të jepej shembull për respektimin e ligjeve ai duhet të vinte nga partitë dhe KQZ-ja.

“Në zero-zero u mbyll, të mos i dorëzonin partitë politike [listat],” – tha gazetarja Gjoni duke i kërkuar Celibashit arsyet se përse partive iu pranuan listat pavarësisht se u tejkalua afati i dorëzimit të tyre.

“Mirë do të ishte që partitë politike të ndërgjegjësohen për angazhimet dhe kohën që i duhen institucioneve përgjegjëse për procedurat e verifikimit, por për hir të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ka vlejtur të presim edhe pesë minuta, sepse nuk është se i sollën një ditë me vonesë apo një orë me vonesë, por për disa minuta,” – u shpreh Celibashi duke shtuar se rreth tre parti vonuan në paraqitjen e listave.

Celibashi tha se afatet “në kuptim të ligjit” nuk mund të konsiderohen afate që mund të çojnë në pavlefshmërinë e një akti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat