Dëbora në Korçë, Dardha kalohet me zinxhirë, në Pogradec mungesë energjie

Shqipëria

Dëbora në Korçë, Dardha kalohet me zinxhirë, në Pogradec mungesë energjie

Më: 11 mars 2021 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e ulëta por edhe të larta në juglindje të vendit. Dëbora varion nga 5-15 cm në Dardhë.

Sipas të dhënave aksi i dardhës kalohet vetëm me zinxhirë edhe pse është punuar gjatë natës, akset e tjera kalohen pa probleme, por duhet kujdes. Vijon puna për pastrimin e aksit të Dardhës. Prezencë të dëborës ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

Në Bashkinë Pogradec nuk ka probleme në qarkullim, perveç mungesës së energjisë elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po behen në rrjet.

Në akset Qafë/Thanë -Dogana Qaf/Thanë -Lin, Lin-Pogradec, Qaf/Pllocë – Sovjan dhe Voskop- Voskopojë, është punuar me mjetet borë pastruese për hapjen e këtyre akseve.

Edhe në rrugët rrurale te bashkive nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat