Tubimi i Bashës në Kavajë, reagon Policia e Shtetit

Shqipëria

Tubimi i Bashës në Kavajë, reagon Policia e Shtetit

Më: 11 mars 2021 Në ora: 17:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit reagoi për tubimin e kreut të Partisë Demokratike në Kavajë, ku ishin mbledhur qindra qytetarë.

Në reagim thuhet se policia është e detyruar që të penalizojë shkelësit.

Kërkohet nga subjektet politike që të zbatojnë rregullat, që më pas të mos krijohen keqkuptime.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat