Vritet me armë zjarri një shqiptar në Itali

Shqipëria

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Itali

Më: 11 mars 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një shqiptar ka mbetur i vrarë pasditen e kësaj të enjteje në Bari të Italisë fqinje. Viktima dyshohet se është një 28-vjeçar, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur. Ai mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një banesë në rrugën Petrelli, në zonën e Liberta.

La Repubblica shkruan se ai mori 3 plumba pistolete në kraharor dhe bark dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Sipas mediave fqinje, ishin mjekët që njoftuan policinë. Autoritetet policore mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe stafin e spitalit, për të zbuluar se kush e shoqëroi viktimën.

Deri më tani, në mediat italiane nuk ka detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat