Tritoli ndaj makinës së prokurorit, lidhja me operacionin ku u arrestua Dritan Dajti

Shqipëria

Tritoli ndaj makinës së prokurorit, lidhja me operacionin ku u arrestua Dritan Dajti

Më: 11 mars 2021 Në ora: 20:42
Arjan Muça

Policia e Shtetit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi shpërthimin e ndodhur në mbrëmje në një parkim në qendër tregtare, ku u hodh në erë makina e prokurorit Arjan Muça.

Sipas policisë mjeti ka pësuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë që mësohet se Arjan Muça, ka qenë oficer te Krimët e Rënda, dhe aktualisht është inspektor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po kështu Muça është edhe bashkëshorti i gjyqtares Gentiana Muça në Gjykatën e Administrative të Apelit.

Arjan Muça është edhe djali i Selim Muçës, ish-shef i Antiterrorit si edhe ish-drejtor i forcës së posaçme ku u vrane katër policë nga Dritan Dajti.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat