Shehu: Gabimi i opozitës është se bie në kurth dhe bën lojën e Ramës

Shqipëria

Shehu: Gabimi i opozitës është se bie në kurth dhe bën lojën e Ramës

Më: 12 mars 2021 Në ora: 00:11
Shehu: Gabimi i opozitës është se bie në kurth dhe bën lojën e Ramës

Analisti Redi Shehu ka komentuar gjuhën e përdorur ndaj Edi Ramës pas krahasimit që bëri mes figurave të PS dhe opozitës që kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Shehu tha në “Open” se i gjithë gabimi i opozitës është se bie në kurth dhe bën lojën e Ramës. Ndërsa Carlo Bolino theksoi se opozita përdor prej 8 vitesh shpife dhe ofendime si metoda politike.

Shehu: Rama arriti ta çonte lojën aty ku desh dhe gabimi që bën opozita është se po bën lojën e Ramës.

Hila: Ju futën në familje Ramës dhe nuk i lanë gjë pa thënë.

Shehu: Rama e bën që atë votë që ka të mos i lëvizi dhe më mirë se e bën duke krijuar një farë konflikti verbal, nuk ka si shkon. Këta bien në kurthin e Ramës. Nuk ka nevojë, mund t’i kundërpërgjigjesh me atë që nuk thua dhe bullizmi i Ramës lidhet me nënkuptimin. Të gjithë e dinë që ka efektin më të rëndë. Nëse do e çojmë politikën shqiptare në një nivel më të lartë, duhet një emancipim më i mirë. Këta e përsërisim, Rama e përsërit e kështu…

Bolino: Unë jam skandalizuar nga opozita që reagon ndërkohë që e ka përdorur instrumentet e shpifjeve, ofendimeve dhe seksizmit si metoda politike prej 8 vitesh. Sot Presidenti i Republikës, jo vetëm që është futur në fushatë zgjedhore, por akuzon kryeministrin si përdorues i kokainës. Si quhet, shpifje, bullizëm?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat