A do të ketë Ditë Vere në Elbasan? Flet nënkryetarja e Bashkisë: Kemi menduar...

Shqipëria

A do të ketë Ditë Vere në Elbasan? Flet nënkryetarja e Bashkisë: Kemi menduar...

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:07
Vesa Liço

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli tha se ora policore do të vijojë të jetë e njëjtë.

Ndërkohë është lënë dy javë kohë për të marrë një vendim i ri nëse do të lejohen apo grumbullimet e njerëzve. Deklarata nënkupton se nuk do të lejohen festimet, madje as ato për Ditën e Verës në Elbasan dhe në qytete të tjera të vendit, këtë të diel.

Kështu që Dita e Verës edhe sivjet do të festohet në familje ose piknik. Në një lidhje për “Wake Up”, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Vesa Liço tha se do ketë organizime të vogla, por nuk do lejohen grumbullime

“Ishte një vit i vështirë për të gjithë botën. Gjithsesi, stina e pranverës është më e fortë se gjithçka. Ajo do vijë pavarësisht shqetësimeve dhe dhimbjeve tona dhe është e drejtë që ta përkujtojmë dhe ta gëzojmë.

Kemi menduar sivjet të realizojmë një dekor në rrugët dhe sheshet kryesore, në parqet kryesore të qytetit. Kemi realizuar një dekor me simbolin e pranverës që është lulja.

Gjithashtu, kemi përzgjedhur disa aktivitete që nuk cenojnë protokollin anti-Covid. Parësor është shëndeti. Bashkia Elbasan i bën thirrje çdo qytetari të vërë parësor shëndetin dhe Ditën e Verës ta festojë gjithsecili në vatrat e tyre familjare”, bëri të ditur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat