“Sot do të ishe 58 vjeç”, Rudina Hajdari publikon foton e rrallë të Azem Hajdarit: Të premtoj se...

Shqipëria

“Sot do të ishe 58 vjeç”, Rudina Hajdari publikon foton e rrallë të Azem Hajdarit: Të premtoj se...

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:12
Azem Hajdari

Rudina Hajdari ka përkujtuar babain e saj, Azem Hajdari në ditën e lindjes së liderit të dhjetorit '90.

Me anë të një foto të rrallë, Rudina shkruan se i mungon shumë babai i saj.

"I shtrenjti im!

Ti sot do të ishe 58 vjeç, dhe unë do të përqafoja fort ashtu siç bëja kur isha e vogël e hidhesha në krahët e tua dhe ndihesha njeriu më i lumtur në botë.

Jam e sigurtë se na sheh nga lart dhe të premtoj se do bëj gjithçka që ti të ndihesh krenar për mua. Më ka marrë malli!", shkruan Hajdari.

Image
Foto e publikuar nga Hajdari

Deputetja aktualisht kandidon për zgjedhjet e 25 prillit jo me siglën e PD-së, pasi është larguar nga kjo parti, por me lëvizjen NISMA Thurje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat