Basha mbërrin në selinë e FRD pas tensioneve me Policinë: Një mik i huaj më tha…

Shqipëria

Basha mbërrin në selinë e FRD pas tensioneve me Policinë: Një mik i huaj më tha…

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:55
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e partisë Fryma e Re Demokratike, ku mesditën e sotme pati tensione dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe presidentit Ilir Meta dhe kreut të FRD Sali Shehu.

“Para disa ditësh një mik i huaj, shumë i njohur për publikun shqiptar më shkruan duket qartë që fitorja po vjen.

Sot po i them bishës së plagosur se nuk ke shans ta trembësh dhe ta frikësosh popullin. 25 prilli është ditë ndryshimi, këtë e di farë mirë edhe Edi Rama.

Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri nga paniku i humbjes. Me këtë letër bakalli mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën. Shqiptarët e dinë sepse e kanë vuajtur dhunën e këtij shteti”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat