Detajet nga sherri në Elbasan/ Dy të plagosur, grupi kishte plaçkitur një lokal

Shqipëria

Detajet nga sherri në Elbasan/ Dy të plagosur, grupi kishte plaçkitur një lokal

Më: 12 mars 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Elbasan, ku gjatë një konflikti me sende të forta midis disa të rinjve, dy prej tyre kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sikundër mësohet një nga të rinjtë ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërkohë është bërë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së të riut dhe po punon për kapjen e tij.

Gjithashtu bëhet e ditur se autorët e sherrit të mbrëmjes së sotme kanë plaçkitur edhe një lokal në këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat