Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës duke u vetëvarur, trondit burri: Na ndihmoni, nuk kemi lekë për funeralin

Shqipëria

Nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës duke u vetëvarur, trondit burri: Na ndihmoni, nuk kemi lekë për funeralin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një fshat të Gramshit. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00 në fshatin Kukur. Mësohet se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur nga familjarët e vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Sipas news24 se bëhet fjalë për Fatme Senko, 36 vjeçe, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë. Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare.

Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Nr. i telefonit te kryefamiljarit: 0686404680

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat