Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, Ademi: Do t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë ligjin

Shqipëria

Dëmet nga përmbytjet në Shkodër, Ademi: Do t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë ligjin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 14:53
Voltana Ademi

Dëmet nga përmbytjet në Shkodër pritet të kalojnë shifrat e miliardave lekë.

Brenda dy muajsh bashkia do të përfundojë vlerësimin e situatës për të kërkuar më pas dëmshpërblimin për familjet.

“Kemi ngritur grupet e konstatimit. Do të paraqesim dokumentin në këshillin e bashkisë së Shkodrës ashtu siç është edhe procedura. Pretendojmë që këtë punë ta kryejmë brenda muajit mars,” u shpreh Voltana Ademi.

Ende nuk është e qartë se cili institucion do të akordojë fondin, por Ademi shprehet se raportin do t’ia dërgojë qeverisë.

“Ja u them me bindje që pjesa e mbetur nuk do të mjaftojë as për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në pronën publike, qofshin ato ndërtesa apo kanalizime të ndërtuara, apo dhe rrugë. Kemi dhe rrugë, apo dhe sheshe për shembull pedonalja në Shirokë, po marr rastin më evident për ju. Pra nuk do të mjaftojë as për këtë dhe sigurisht ligji parashikon që përtej kësaj vlere çdo gjë t’i kërkohet ministrisë përkatëse: ministrisë së Bujqësisë për bujqësinë, ministrisë së Mbrojtjes për mbrojtjen cilive,” vazhdoi Ademi.

Por duket se zgjidhja mes pushtetit vendor dhe qendror do të shkojë në Gjykatë.

“Ajo që ne kërkojmë është që kur kemi një ligj ta zbatojmë atë dhe pikërisht këtë do të bëjmë, do t’i kërkojmë qeverisë që të zbatojë ligjin. Në këtë rast, ligj-zbatuesi sikurse janë organe të tilla si Gjykatat do të duhet të miratojnë apo jo, nëse ka ndonjë problem, duhet ta çojnë gjënë deri në fund. Ne do ta ndjekim këtë rrugë,” tha Ademi.

Dhjetëra fshatra në Shkodër u përmbytën për më shumë se 60 ditë, nga shirat që nisën me datën 8 janar, ndërsa në vitin 2018 vlera e përmbytjeve ishte 3.5 miliardë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat