Kryemadhi në Berat: Mungesa e investimeve të qeverisë dëmtoi fasonët

Shqipëria

Kryemadhi në Berat: Mungesa e investimeve të qeverisë dëmtoi fasonët

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:24
Monika Kryemadhi

Pas prezantimit të kandidatit për deputet ne Skrapar, Monika Kryemadhi vijoi takimin dhe me drejtuesit e fasonerive në qytetin e Beratit.

Një ndër problemet përfaqësuesve të këtij biznesi ishte dhe reduktimi i stafit për shkak te Covid.

Kryemadhi u shpreh se mungesa e investimit dhe vëmendjes nga shteti ka shkaktuar këtë situatë.

“Hetimi tatimor ku shkon? Hetimi tatimor shkon te ato biznese të cilët janë të liçensuar, punojnë, rrinë nga mëngjesi deri në darkë që i rrinë punës mbi kokë, kujdesen për njerëzit, nxjerrin para nga xhepi i tyre për të mbajtur punëtorët në punë, vetëm e vetëm që të mos mbyllet biznesi i tyre dhe normalisht jo vetëm që shtojnë kostot e bizneseve ligjore, reale dhe me të vërtetë bizneseve të ndershme dhe në fakt shtojnë edhe mungesën e shpresës dhe të besimit që kanë pastaj bizneset te politika,” tha Kryemadhi.

Sipas statistikave rreth 70% e fasonerive kanë kapacitete të renduara ku 8\4 kanë bërë përpjeke për ta shitur biznesin.

“Afërsisht 88.4% e fabrikave të veshjeve dhe të këpucëve në vendin tonë janë shprehur se pandemia ka ndikuar shumë negativisht për ta, ndërkohë që efektet e pandemisë vijojnë të rëndojnë akoma sot e kësaj dite mbi punën e këtij sektori.

Ndër problemet më të mëdha që hasin sot prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve në vend janë rritja e kostove, ulja e prodhimit, mungesa e likuiditetit dhe mungesa e klientëve. 64.1% shprehen se po vazhdojnë punën me kapacitete të kufizuara dhe vetëm 28.2% i janë kthyer punës me kapacitet të plotë.

Një ndër pikat prioritare te programit te LSI është 5% te rimbursimit të shpenzimeve të gjithë bizneseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat