Qindra qytetarë në rrugë, Basha: Sot, lezhjanët kanë zgjedhur shpresën mbi frikën! Ndryshimi po vjen

Shqipëria

Qindra qytetarë në rrugë, Basha: Sot, lezhjanët kanë zgjedhur shpresën mbi frikën! Ndryshimi po vjen

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:54
Lulzim Basha

Gjatë ditës së sotme, Kryeari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lezhës, të cilët i kishin rezervuar një pritje madhështore, ku qindra lezhjanë kishin dalë në rrugë për ta pritur.

Duke vlerësuar maksimalisht pritjen, Basha thekson se ‘sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj’.

‘Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim! Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim!

Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.

Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.

Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!

#SHQIPERIAFITON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat