Leskaj me kandidatët e Vlorës: Ekip fitues e dinjitoz!

Shqipëria

Leskaj me kandidatët e Vlorës: Ekip fitues e dinjitoz!

Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:19
Bujar Leskaj

Drejtuesi politik I PD-së në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ditën e sotme ka prezantuar përpara kryesisë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

‘Një ekip i përgjegjshëm e me integritet, fitues e dinjitoz, garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton’, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

Sot në një ditë të veçantë në Shtabin Qendror të Partisë Demokratike në Vlorë, së bashku me drejtuesit e degës prezantuam përpara kryesisë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021: z. Fatjon Veizaj, z. Arbi Agalliu, z. Gëzim Ademaj, znj. Nada Daullja, znj. Nada Meçorapaj, z. Atird Hoxha, znj. Alta Haluci, z. Lorenc Danaj, z. Edmond Fetahu dhe z. Hysni Sharra.

Një ekip i përgjegjshëm e me integritet, fitues e dinjitoz, garanci për ndryshimin dhe fitoren në 25 prill dhe do t’i sjellë Vlorës prestigjin që meriton.

Me votën tonë në 25 prill do të vendosim nëse do të çojmë përpara Shqipërinë në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike dhe asaj keqqeverisjeje që përfaqëson sekti i Rilindjes.

Sepse me ekipin e PD shqiptarët zgjedhin shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen, zgjedhim angazhimin mbi neutralitetin, zgjedhim punën mbi gënjeshtrën, zgjedhim Lirinë!

Fushata jonë qytetare do të finalizohet me fitore, u shpreh kryetari i degës Genc Deromemaj.

Fatjon Veizaj falenderoi për vlerësimin moral të strukturave të PD dhe kryetarit Basha.

Kandidati Arbi Agalliu u shpreh mes emocioneve për detyrimin moral që ndien për të punuar dhe fituar për Vlorën.

Vlerësim dhe obligim për fitoren ishte mesazhi që përcolli kandidati i komunitetit çam, Gëzim Ademaj.

Falenderimi më i madh për besimin që tregoi PD duhet të jetë puna për maksimalizimin e votave, u shpreh kandidatja Nada Daullja.

Obligim për demokratët dhe qëndrestarët është fitorja në 25 prill tha ish- deputetja Nada Meçorapaj.

Lorenc Danaj shprehu besimin në fitore të ekipit të shkëlqyer të përzgjedhur nga PD!  

Kryesia e degës njëzëri shprehu mbështetjen për kandadatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar në mënyrë që 25 prilli të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën dhe fillon ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar.

25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do t’ua kthejë Shqipërinë qytetarëve Shqiptarë.

Së bashku për fitoren!

25Prill#ShqipëriaFiton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat