“E vetmja mbretëri që do shikoja është Shqipëria” Kryemadhi publikon videon me Margaritën nga Berati

Shqipëria

“E vetmja mbretëri që do shikoja është Shqipëria” Kryemadhi publikon videon me Margaritën nga Berati

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vijon me fushatën derë më derë, ndërkohë që sot është ndodhur në Berat.

Derën kësaj here ia ka hapur një zonjë që quhet Margarita, e cila në video dëgjohet teksa kërkon shpresë për të ardhmen e të rinjve të vendit.

“Përulem para këtyre fjalëve të ëmbla nga Margarita zemra e Beratit, por e vetmja mbretëri që do doja të shikoja është Shqipëria “mbretëria e mundësive për të rinjtë”, shkruan Kryemadhi përbri videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat