U shpall “Njeriu i shekullit” nga Instituti në Kembixh/ Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur veteriner

Shqipëria

U shpall “Njeriu i shekullit” nga Instituti në Kembixh/ Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur veteriner

Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:55
Sulejman Peza

Koronavirusi i ka marrë jetën personalitetit të njohur të qytetit të Elbasanit, mjekut veteriner Sulejman Peza. Me gjithë përpjekjen e mjekëve, Sulejman Peza nuk ia doli ta fitojë betejën me sëmundjen, duke ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

I ndjeri ka qenë një intelektual i njohur i qytetit të Elbasanit, me një veprimtari të gjerë që shtrihet përtej profesionit të tij. Ai është vlerësuar disa herë për kontributet e tij me me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit.

Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”. Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”,”Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

Biografia e plotë

Sulejman Peza, ka mbaruar shkollën 7-vjeçare ne qytetin e Peqinit ne vitin 1956 me rezultate te shkëlqyera, ndërsa me pas vijoi shkollën e mesme ne Teknikumin Veterinar ne vitin 1960 ne qytetin e Shkodres. Ne shkollen e mesme, pervecse arriti rezultate shume te mira, shquhej si futbollist ku per 2 vjet rresht ka luajtur me te rinjte e klubit te sportit te Vllaznise ne nje skuader me futbolliste si Ramazan Rragamin, Esat Rrakipin dhe te tjere duke u shpallur dhe kampion kombetar.

Nga viti 1960 deri ne 1962 emerohet teknik kontrollor i insiminimit artificial ne ndermarjen zootekniike Shteterore Tirane ku kreu dhe kursin e specializimin perkates. Nga viti 1962 deri ne vitin 1967 mbaroi studimet e larta ne Universitetin Bujqesor Tirane (Kamez)

Ne vitin 1967 emerohet mjek veteriner ne ndermarjen bujqesore ushtarake Elbasan ku ka punuar ne zonat me te largeta te qarkut te Elbasanit si ne Sopot, Lenie, Cerrik.

Mbasi shkrihet nderrmarja bujqesore ushtarake emerohet ne vitin 1970 ne koperativen bujqesore Gjocaj te Peqinit deri ne vitin 1972.

Nga viti 1972 deri ne vitin 1979 ka punuar ne koperativen bujqesore Pajove te Peqinit. Nga viti 1979 deri ne vitin 1993 ka punuar ne nderrmarjen bujqesore Elbasan.

Ne vitin 1993 ka hapur farmacine e pare veterinare ne qarkun e Elbasanit, qe se bashku me 3 farmaci te tjera, ne Tirane ajo e Bujar Recit, ne Durres e Ilir Shedules, dhe ne Vlore e Simo Petromilos, ishin farmacite e para veterinare ne shkalle kombetare dhe ne historine e veterinarise ne  Shqiperi. Ne kete ka punuar per afro  20 vitesh.

Ne te gjitha koperativat bujqesore dhe nderrmarjet ku ka punuar eshte karakterizuar nga puna e palodhur duke mos njohur orar zyrtar dhe me profesionalizem te larte. Mjafton te permendet fakti se ne koperativen bujqesore Pajove per 5-7 vjet,  ne drejtimin tekniko profesional te mjekut veteriner Sulejman Peza prodhimi  blegtoral u rrit me 9 fishin. Ne kete ekonomi nje ndihme te madhe ka dhene dhe zo tekniku I talentuar qe shquhej per korreksi Dhimiter Kapedani, Pren Dervishi dhe  Dhimiter Tavanxhiu.

Puna e mirefillte e tij profesionale filloi kur u transferua ne nderrmarjen bujqesore Elbasan, ne kompleksin blegtoral te gjedhit ku kushtet ishin te nje niveli bashkekohor.

Ne ngritjen profesionale te Dr Sulejman Pezes ka dhene kontribut te madh dhe shoku i tij i ngushte i shkolles se mesme, i shkolles se larte, dhe bashkepunetori i tij me ngushte prej me shume se 30 vjetesh veterineri Agim Nelaj, nje doktor i kualifikuar ne fushen veterinare dhe sidomos ne ate kirurgjikale, me te cilin konsultohej vazhdimisht dhe ka kryer me qindra operacione dhe mjekime te nivelit te larte, ne fushen e semundjeve infektive organike dhe parazitare ne me te cilin ka patur. Ky bashkepunim jo vetem kolegesh por dhe familjar dhe  shoqeror  ka qene dhe vazhdon te jete po aq I forte.

Nga viti 1979 deri ne vitin 1999 dr. Sulejman Peza ka kryer mbi 2 mije operacione Seksio-Cezare, Laporatomi, Retikulite etj. Ne kete fushe ka ndihmuar shume kolege veterinare ku u shqua dhe u prefeksionua ne nivel shum te mire Dr Sotir Panxhi me te cilin ka operuar mbi 200 lope.

Nje bashkepunim te ngushte ka pasur me drejtorine  Bujqesore te Qarkut Elbasan.

Me ardhjen e fondacionit Norvegjez ne Qarkun e Elbasani,t dr Sulejman Peza ne bashkepunim me veterinerin Agim Nelaj dhe Hysen Molin, aplikuan per here te pare ne Shqiperi  nje metode bashkohore per evitimin e operacioneve me metoden  klasike, qe ishte perdorimi i magnetit.

Eksperimenti i pare ne perdorim e magnetit eshte bere ne fshatin Katundi i Ri tek  familja e Sali Peshkut. Suksesi I ketij eksperimenti, beri  qe qysh nga kjo kohe kjo metode te perdorej me sukses ne gjithe Shqiperine duke evituar operacionet deri ne masen 100% dhe duke shpetuar me mijra gjedhe nga retikulitet dhe perikarditet traumatike dhe duke i kursyer fermerit shqiptar te ardhura te konsiderueshme, qe me pare perdoreshin per operacionet, per arsye sepse futja e magnetit u be me nje kosto simbolike.

Dr. Sulejman Peza rrjedh nga nje familje me ndjenja te forta patriotike dhe nacionaliste. Gjyshi i tij Sulejman Peza qe ai ka nderin e madh ti trashegoje dhe emrin,  ka qene nje patriot me permasa kombetare.

Ne 28 nendor 1912 se bashku me disa luftetare te tjere ka pritur dhe shoqeruar nga Rrogozhina deri ne Fier patriotin Ismail Qemali. Ndjenjat e forta patriotike gjyshi i tij i manifestoi ne vitin 1913, ku mori pjese ne batalionin e Shqiperise se mesme per mbrotjen e Shkodres nga forcat malazeze.

Ndjenjat per liri nuk u shuan ne kete familje. I ati I Sulejman Pezes,  Hysen Peza  ka qene zevendes komandant I çetes se  Myrselimit  te zones se Pezes, qe u inkuadrua ne brigaden e 22 sulmuese e grupit te Pezes. Hysen Peza dhe vellai I tij Fadil Peza jane veterane te luftes.

Familja e tij eshte nje familje me tradita intelektuale dhe arsimdashese. Gruaja e tij ka punuar per 35 vjet ne arsim. Te tre femijet e tij kane mbaruar studimet e larta me rezultate shume te mira. Djali ka mbaruar ne degen Gjuhe letersi aktualisht i inkuadruar ne stafin e Keshillit te Qarkut Elbasan.   Dy vajzat kane studiuar ne degen histori gjeografi, aktualisht jane pedagoge ne Universitetin Aleksander Xhuvani, dhe vazhdojne kualifikimet shkencore. Edhe motrat e Dr.Sulejmanit kane punuar  me perkushtim per 35 vjet ne arsim duke gezuar respektin e shoqerise se ketij qyteti.

Nuk eshte rastesi ngritja inteletuale e familjes se dr, Sulejmanit, per vete faktin se edhe ne trungun e tij te ngushte familjar dhe fisnor kane dale me dhjetra figura te shquara qe kane kontribuuar dhe kane lene gjurmet e tyre ne te gjithe fushat, duke filluar nga kohet me te hershme e deri ne ditet e sotme.  Gjithashtu nga burimet arkivore rezulton se Rrahim Peza ka qene arkitekti I kulles se sahatit ne qender te qytetit te Peqinit  qe eshte ndertuar ne vitin 1822, dhe konsiderohet si kulla me origjinale dhe e vetmja e llojit te saj ne Shqiperi. Nje kulle e tille gjendej atehere vetem ne Stamboll.

Ne trungun familjar te tij permendet normalisti Rexhep Peza, qe shquhej per nivelin e tij intelektual dhe ka qene  drejtor i pare i shkolles Naim Frasheri ne Elbasan, i cili per veprimtarine e tij ne fushen e arsimit ka marre tirullin e nderit Mesues I merituar

Dr Sulejman Peza,  per kontributin e tij ne fushen e veterinerise eshte dekoruar disa here nga Instituti Ameriksan I Biografive me qender ne Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt:

Personalitet  i  Shekullit XX

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat