Lezhë shtohen infektimet me Covid tek femijët, shkollat nuk marrin masa mbrojtëse

Shqipëria

Lezhë shtohen infektimet me Covid tek femijët, shkollat nuk marrin masa mbrojtëse

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:19
Shkolla

Ditët e fundit në qytetin e Lezhës është vënë re që mes numrit të shtuar të rasteve të reja me Covid, është rritur numri i fëmijëve të infektuar.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se është rritur numri i fëmijëve të infektuar me Covid i moshave nga 2 deri në 15 vjeç.

Ndër të tjera theksohet se deri më tani në asnjë prej institucioneve e arsimit nuk ka dhënë dhënë informacion dhe aq më tepër të mbyllen për dizinfektim pas konstatimeve.

Ndërkohë aktualisht në Lezhë vijojnë të jenë të infektuar me Covid 731 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat