Përmeti: T’i heqësh shkronjat një shkolle, vetëm në këtë vend çudirash ndodh

Shqipëria

Përmeti: T’i heqësh shkronjat një shkolle, vetëm në këtë vend çudirash ndodh

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:29
Ilustrim

Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka denoncuar një skandal të qeverisë shqiptare në shkollën e parë shqipe në Korçë.

Përmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria është i vetmi vend ku gjerat me vlerë i heqin dhe i kthejnë në favore personale për të përfituar tendera.

Ndër të tjera në postimin e tij deputeti shkruan se shkolla e parë shqipe, e cila ishte një aset për kombin në të ardhmen do të kthehet në një bar kafe.

Ai ka theksuar se asgjë antike nuk ka ngelur në këtë godinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat