Rama inspekton punimet në Bubq: Deri në verë do përfundojnë të gjitha shtëpitë

Shqipëria

Rama inspekton punimet në Bubq: Deri në verë do përfundojnë të gjitha shtëpitë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 13:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka inspektuar ditën e sotme punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit në fshatin Bubq të Krujës.

Kreu i qeverisë thotë se aty po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë.

“Aty ku po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë.

Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat