Basha me kandidatet e Elbasanit: Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë!

Shqipëria

Basha me kandidatet e Elbasanit: Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë!

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me gratë kandidate të PD në Qarkun e Elbasanit.

Duke e vënë theksin te ndryshimi që i pret shqiptarët pas 25 prillit, Basha vlerësoi kontributin e gruas në shoqëri.

Ai u angazhua për të mbajtur zotimet gjatë fushatës elektorale dhe premtoi stabilizimin e situatës ekonomike.

“Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë! Kur gruaja është e vendosur për ndryshim, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. E shoh tek gruaja shqiptare, tek rinia shqiptare një dëshirë të papërmbajtur për ndryshim. Natyrisht është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një.

Duke nisur nga ato angazhime që kanë të bëjnë me rolin e gruas shqiptare në shoqëri. Në veçanti sa i përket tejkalimit të vështirësive ekonomike që ka shkaktuar rritje e papunësisë, që ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë e përditshme të grave shqiptare për t’i përballuar këto vështirësi.

Që ndihen dyfish më shumë tek problemet të tilla si; emigracioni prek bijtë dhe bijat e nënave shqiptare dhe padiskutim tek zgjidhjet që ne kemi hartuar në planin tonë dhe do të bëjmë të mundur së pari stabilizimin e situatës dhe pastaj daljes nga kjo situatë ku parësore është dhënia e çdo të riu dhe të reje dhënia e mundësie për një arsimim dhe kualifikim dinjitoz dhe rritja me shpejtësi e kapaciteteve ekonomike që pas arsimimit ata të kenë një vend pune dinjitoze me pagë që siguron mirëqenie dhe një barazi midis pagës së burrave dhe pagës së grave dhe trajtimit të burrave dhe grave anembanë vendit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat