Në gjendje të rëndë mjekja tek “Shefqet Ndroqi”, familjarët thirrje për dhurues gjaku

Shqipëria

Në gjendje të rëndë mjekja tek “Shefqet Ndroqi”, familjarët thirrje për dhurues gjaku

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:55
Foto ilustruese

Një mjeke endokrinologe e infektuar me koronavirus ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali “Shefqet Ndroqi.” Mësohet se Dr. Varvara Lile është e intubuar dhe se ka nevojë për gjak.

Miq dhe familjarë të saj kanë bërë thirrje në mediat sociale, që kush ka mundësi të japë gjak për t’i ardhur në ndihmë mjekës.

Kushtet që duhet të plotësoni për të dhuruar gjak janë këto:

-Duhet të keni gjak të grupit Zero Pozitiv me IGG të lartë ose së paku të keni antitrupa për Covid-19.

-Duhet ta keni kaluar Covid-19 dhe të keni të paktën 28 ditë pa simptoma.

Personat që dëshirojnë të dhurojnë gjak, mund të paraqiten tek Banka e Gjakut në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe të dhurojnë në emër të Dr. Varvara Lile. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat