‘Të rinjtë në PD nuk janë dekor’/ Leskaj: Shqipëria fiton çdo herë nga freskia, entusiazmi dhe optimizmi i tyre

Shqipëria

‘Të rinjtë në PD nuk janë dekor’/ Leskaj: Shqipëria fiton çdo herë nga freskia, entusiazmi dhe optimizmi i tyre

Më: 15 mars 2021 Në ora: 19:58
Bujar Leskaj

Drejtuesi politik i PD-së Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me të rinjtë, ku ka theksuar se të rinjtë në PD nuk janë dekor.

‘Angazhimi i të rinjve nuk është thjesht akt rebelimi apo vrull i moshës. Shqipëria fiton çdo herë nga freskia, entusiazmi dhe optimizmi i tyre. Të rinjtë mbështesin fuqishëm Partinë Demokratike, ekipin e saj fitues dhe angazhohen të jenë forcë kryesore në fitoren e 25 prillit’, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë i Bujar Leskajt:

Të rinjtë në PD nuk janë dekor.

Nuk janë dekor as edhe për Shqipërinë!

Angazhimi i të rinjve nuk është thjesht akt rebelimi apo vrull i moshës. Shqipëria fiton çdo herë nga freskia, entusiazmi dhe optimizmi i tyre. Të rinjtë mbështesin fuqishëm Partinë Demokratike, ekipin e saj fitues dhe angazhohen të jenë forcë kryesore në fitoren e 25 prillit.

Ky ishte mesazhi që përcollëm në takimin e punës të zhvilluar me kryesinë e FRPD, dega Vlorë, së bashku me drejtuesin e degës, z. Genc Deromemaj.

Me votën tonë në 25 prill vendosim nëse do të çojmë përpara Shqipërinë në çdo drejtim. Sepse me PD rinia zgjedh shpresën mbi frikën, të ardhmen mbi të shkuarën, angazhimin mbi neutralitetin, zgjedh Lirinë.

Të rinjtë janë mbështetje e madhe dhe e domosdoshme, ndaj vlerësova punën e papërtuar të Forumit Rinor dhe punën e mirë të deritanishme, e cila do të  do të vijojë me më tepër intensitet në 40 ditët e ngelura deri në zgjedhje.

Gjithashtu prezantuam përpara kryesisë së Forumit Rinor kandidatët e listës sonë fituese.

Angazhimin maksimal të të rinjve kërkoi edhe kryetari i degës, Genc Deromemaj, pasi vlerësoi maksimalisht punën e tyre!

Rinia ka nevojë për mundësi dhe meritokraci. Këtë ndryshim do të sjellë PD për rininë dhe Shqipërinë nga nga 25 prilli.

25 Prill #ShqipëriaFiton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat