Hajdari: Mediat më censuruan në Elbasan, partitë e vjetra kanë frikë nga forcat e reja

Shqipëria

Hajdari: Mediat më censuruan në Elbasan, partitë e vjetra kanë frikë nga forcat e reja

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:17
Rudina Hajdari

Në PolitikOn nga Alfred Lela, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se mediat nuk transmetuan takimet e saj në Elbasan sepse sipas saj kanë frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës dhe forcës që ajo përfaqëson, Nismën Thurja.

Hajdari: Mediat nuk transmetuan diçka sepse kishin frikë nga mbështetja që iu dha kandidaturës time dhe forcës që unë përfaqësoj unë, Nismës Thurja.

Kjo gjë u censurua sepse partitë e vjetra kanë frikë nga lëvizjet e reja. Vendi ka nevojë për një parti të re që nuk ndikohet dhe nuk është e veshur me kriminalitetin. Krimi është rritur kohët e fundit, por kjo gjë nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar më parë.

Këto janë histori e njëri-tjetrit, prandaj e shoh si një ngjarje të shëmtuar  atë që ndodhi në Elbasan ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kishin dalë për të festuar një festë pagane.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat