Nis në Berat vaksinimi i mësuesve me Astra Zeneca, 210 arsimtarë në pritje, nuk ka refuzime

Shqipëria

Nis në Berat vaksinimi i mësuesve me Astra Zeneca, 210 arsimtarë në pritje, nuk ka refuzime

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Ka nisur sot në qytetin e Beratit vaksinimi i mësuesve, i cili po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”.

Mësuesit kanë ardhur për t’u vaksinuar pas njoftimit që kanë marrë nga Drejtoria Vendore Arsimore mbrëmjen e djeshme.

Sipas grafikëve të përcaktuar, sot do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”. 210 mësues të këtyre shkollave do të marrin sot dozën e parë të vaksinës së përfolur “Astra Zeneca”.

Deri tani askush nuk e ka refuzuar vaksinimin, procesi i të cilit po vijon normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat