Ambasadorja Yuri Kim: 30 vite më parë Shqipëria u çlirua nga zinxhirët e diktaturës së Komunizmit

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim: 30 vite më parë Shqipëria u çlirua nga zinxhirët e diktaturës së Komunizmit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:15
Yuri Kim

Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se vendi ynë ka bërë një përparim të dukshëm dhe të madh po të krahasohet me vitin 1991.

“Për 50 vite kemi qenë të ndarë e gjatë këtyre viteve e ruajtëm lidhjen përmes zermave,
më 15 mars 91 e bëmë zyrtare rivendosjen e marrëdhënieve. Reformat që keni bërë, përparimin nga dita në ditë ndonjëherë duket sikur rrëshket nga sytë përparimi por nëse do kahasonim 91 me 2021 secili do duhet ta pranonte të gjithë këtë ndryshim të jashtëzakonshëm pozitiv. Ne e kemi bërë këtë së bashku.

Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut e Evropës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur partnere e mike e dashur të SHBA.

30 vjet më parë populli i Shqipërisë u çlirua nga zinxhirët e diktaturës së komunizmit dhe SHBA e kapën me krenari dorën e shqiptarëve që ishte zgjatur lirisht”.

Duke folur për integrimin e vendit tonë në BE, ambasadorja amerikane tha se SHBA e mbështet këtë rrugëtim.

“Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE e sërish SHBA janë krenare t’ju mbështein ndërsa bëni ndryshimet e nevojshme.

Vendimi i BE në fund të marsit të shkuar ishte dëshmi e përparimit të rëndësishëm që Shqipëria ka bërë. Ppres të shoh atë që mund të arrijmë bashkë në 30 vitet e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat