'Shqiptarët e thjeshtë, njerëzit më mikpritës në botë': mesazhi i së dytës Ambasadore të SHBA, Marisa Lino

Shqipëria

'Shqiptarët e thjeshtë, njerëzit më mikpritës në botë': mesazhi i së dytës Ambasadore të SHBA, Marisa Lino

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Marisa R. Lino, është e dyta ambasadore që i përcjell sot popullit shqiptar, mesazhin e saj në kuadrin e kremtimeve të 30 viteve marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona.

Ambasada Amerikane në Tiranë e përsolli mesazhin e saj me video me këtë shënim:

"Këtë javë ne festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dhe për të kremtuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara t'i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.

Ata pranuan me kënaqësi, duke thënë se sa shumë u mungon ky vend dhe përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve. Ambasadorja e dytë e SHBA në Shqipëri ishte Marisa R. Lino, e cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 4 shtator 1996. Shihni mesazhin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat