Kryemadhi prezanton kandidaten në Elbasan: Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote kemi thyer rrjetin, janë çmend të gjithë

Shqipëria

Kryemadhi prezanton kandidaten në Elbasan: Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote kemi thyer rrjetin, janë çmend të gjithë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:19
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi sot edhe kandidaten tjetër për deputete në qarkun e Elbasanit, mjeken Mimoza Trimi, për të cilën tha se është personifikimi i personit që me zanatin që ka u gjendet pranë halleve e nevojave të qytetarëve.

Kryemadhi tha se për LSI-në është e rëndësishme “që të jesh një politikan i vogël, një njeri normal, që u shërben njerëzve, që iu gjendesh atyre, ia hap telefonin”.

“Sepse jo të gjithë me zanatin apo me profesionin që kemi, kemi mundësi tu shërbejmë njerëzve, por Moza si mjeke laborante që është, e krijon mundësinë dhe shansin që të ketë komunikimin e përditshëm me njerëzit dhe kjo është një nga shanset dhe mundësitë që ne duam të rikthejmë diçka ndryshe ne jetën tonë politike për të gjithë qytetin e Elbasanit.

Për ne më e rëndësishme sesa të jesh një politikan i madh që bën sikur bën një politikë të madhe dhe zgjidh kriza të mëdha ndërkombëtare midis superfuqive, për ne si LSI është shumë e rëndësishme që të jesh një politikan i vogël, një njeri normal, që u shërben njerëzve, që iu gjendesh atyre, ia hap telefonin, iu përgjigjesh, bisedon dhe komunikon me ta.

Dhe Moza është personifikimi i këtij personi, sepse Moza ka qenë kryefamiljare prej shumë vitesh për shkak të fatit të jetës, por i rriti fëmijët e saj me sakrificë, me forcë, me vetëmohim, atë që bën çdo nënë për fëmijët e saj dhe sot është një gjyshe e lumtur, por kjo nuk do të thotë që është gjyshe dhe në angazhim. Është vullkan dhe nganjëherë energjia e pozitivitetit të gruas, të nënës, të gjyshes na bën që të marrim përgjegjësi”, tha kryetarja e LSI-së.

Në fjalën e saj, Kryemadhi komentoi edhe videon e pak ditëve më parë, ku në shtëpinë e kandidates për deputete, bënë ballokume me rastin e Ditës së Verës, por nga 12 copë, dolën 6.

“Një gjë ta kesh të sigurt, me ballokumet që kemi bërë te shtëpia jote kemi thy rrjetin, janë cmend të gjithë. Do bëjmë prapë të tjera se edhe pse na e ndërroi Marta jote tepsinë, na tha ku po shkoni me 12 ballokume, do ju hapen do ju shtrihen, por sipas gojëdhënave janë bërë shumë të mira, unë i haj ballokumet shumë me thënë të drejtën, do bëjmë prap që ti fusim 6 e ti nxjerrim gjashtë”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat