Vaksinimi i mësuesve në Elbasan e Gjirokastër, një pjesë refuzojnë pasi janë mosbesues ndaj vaksinës AstraZeneca

Shqipëria

Vaksinimi i mësuesve në Elbasan e Gjirokastër, një pjesë refuzojnë pasi janë mosbesues ndaj vaksinës AstraZeneca

Më: 16 mars 2021 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Në qytetin e Elbasanit nisi sot procesi i vaksinimit të mësuesve, i cili po kryhet në shkollën 9 vjecare “Jorgji Dili”, që është kthyer në qendër vaksinimi.

Sipas korespondentit të Panorama në Elbasan, janë kryer vaksinimet e para të arsimtarëve, ndërsa sot mjekët dhe infermierët e do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Ndërsa edhe në Gjirokastër ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve.

Korespondentja e Panorama bën me dije se 83% e mësuesve në Zyrën Arsimore Gjirokastër kanë pranuar t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Në shifra janë 250 mësues që do të vaksinohen, nga 360 mësues që janë në total.

Në kategorinë e atyre që nuk kanë pranuar vaksinimin përfshihen ata që e kanë refuzuar vaksinimin për arsye shëndetësore, të tjerë pasi nuk e kanë plotësuar periudhën dymujore post covid, ndërsa një pjesë tjetër janë mosbesues ndaj vaksinës  së AstraZeneca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat