KQZ në Shqipëri certifikon tre kandidatët e VV-së

Shqipëria

KQZ në Shqipëri certifikon tre kandidatët e VV-së

Nga: A.SH Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:38
Vetëvendosje

Sot janë certifikuar tre kandidatët nga VV të cilët garojnë për deputet në zgjedhjet në Shqipëri.

Iliaz Shehu, Kreshnik Merxhani dhe Boiken Abazi janë nga qarqet e ndryshme dhe kanë marrë mbështetje edhe na VV.

Shkrimi në Facebook:

Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u çertifikuan nga KQZ.

Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës

Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës

Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës

Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit.

U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat