Me telefon në dorë, në sediljen e pasme të makinës Grida Duma: Të bësh video ‘live’ është e vështirë

Shqipëria

Me telefon në dorë, në sediljen e pasme të makinës Grida Duma: Të bësh video ‘live’ është e vështirë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:27
Grida Duma

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma ka treguar vështirësinë që ka hasur gjatë kësaj fushate elektorale. Teksa komunikonte “live” në Facebook me ndjekësit e saj, Duma është shprehur se teknologjia është një sfidë e re për të, për të cilën ka vënë re se ka depërtuar kudo.

Ndër të tjera, ish-deputetja shton se fakti që shumë familje në gjendje të vështirë ekonomike, kanë të rinj me teknologjinë më të fundit në duar, tregon se rinia shqiptare kërkon shumë nga vetja. Megjithatë rithekson se vetë pjesën e teknologjisë e ka problem.

“Përshëndetje të gjithëve! Sapo kam mbaruar një takim në selinë e PD në Kavajë. Vijojmë në takimet e shtabeve elektorale. Është një risi e madhe kjo çështja e teknologjisë, unë e përdor më shumë padëshirë.

Në kuptimin… Qenia ‘live’ kërkon vëmendje të plotë që t’i japësh shikuesit mesazhin e duhur dhe jo ujëra le të themi kështu. Ajo që vë re në zonat periferike dhe bujqësore, është e reja që depërton kudo. Mund të shkoni për të parë shtëpi, në kushte jo të mira ekonomike, por rinia aty shikohet qartë që mjetet telefonike duan t’i kenë të ‘update-uara’. Shikon shtëpi të paarreduara, por sheh aty një të ri që përpiqet për vete dhe ka një telefon të mirë. Kjo nuk do të thotë se kush ka një telefon të mirë, gënjen për varfërinë. Por do të thotë që shqiptarët kanë shumë kërkesa të larta për veten. Është gjë shumë e madhe dhe e mirë. Është fakti që të bën të reflektosh shumë sesa të vërtetë duhet të jemi. liri e madhe është ajo që të jep teknologjia, duke e krahasuar në çdo vend të botë. Unë tani do zbres, po fitoj nga rasti që t’iu jap pak nga entuziazmi që kemi. Do fillojmë mbledhjen,”-thotë Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat