Ahmetaj: Heqim taksën për pagën 40 mijë lekë

Shqipëria

Ahmetaj: Heqim taksën për pagën 40 mijë lekë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:57
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj mbrëmjen e sotme   ka qenë i ftuar në emisionin “Radar” në ABC, ku ka folur rreth situatës ekonomike në vendin tonë.

Sipas Ahmetajt, Partia Socialiste, gjithmonë ka rindërtuar atë që i kanë lënë të shkatërruar në tavolinë.

Ahmetaj ndër të tjera ka thënë se deri në shkurt të vitit 2022 pretendohet që Shqipëria të ketë vaksinuar të gjithë personat që janë mbi 16-vjeç.

Ahmetaj: Programi jonë është 2030. Një forcë politike e përgjegjshëm që ka korrigjuar gabimet e pafundme. Skemat piramidale e njëjta gjë në 2013. Ishte gropë më vetë. Në të gjithë historikun PS ka rindërtuar. Ka disa shtylla Rindërtimi dhe pandemia. Është një miks mes politikave dhe aksioneve me disa kapituj. Rindërtimi do të jetë në pranverë 2022 i mbyllur. Ndërtohet nga sot në 2030 plani. Dhe duhet të fshij pasojat për të rindërtuar. Jemi duke mundur pandeminë. Premtimet janë këto. Nuk do ketë asnjë shenjë. Në shkurt të 2022 do të kemi të vaksinuar të gjithë mbi 16 vjeç. Shtylla e dytë është ajo për strehimin, një tjetër që fokusohet tek biznesi i vogël. Pjesa tjetër është tek social ekonomia tek taksa progresive etj.

Ndër të tjera, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është ndalur edhe tek taksa progresive që aplikon Partia Socialiste duke thënë se do të thellohet. Ahmetaj është shprehur se kjo është në të mirë të shtresës së mesme. Sipas tij synohet që të hiqet taksa për pagat 400 mijë lekë të vjetra ku do të përfitojnë 65% e të punësuarve.

“Ne nuk po lëvizim por po thellojmë progresivitetin. Nuk po tërhiqemi por ne po thellohemi me taksën progresive duke e rritur nivelin dysheme të pagës të taksueshme ose tavanin e pagës nga 300 mijë lek në 400 mijë të vjetra. Kjo bën që rreth 65% apo 433 mijë të punësuar të paguajnë zero taksa. Në teknikë ngritja e tavanit të pagës afekton për shkak të progresivitetit. Është në favor të shtresës së mesme. Ju ulet ngarkesa fiskale. 645405 do ta kenë taksën e progresive nën 9%. Mbi 97% e të punësuarve do ta kenë nën 9%.” tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat