Aristir Lumezi: Gjykata Kushtetuese mund të përmbysë gjithçka në këto zgjedhje

Shqipëria

Aristir Lumezi: Gjykata Kushtetuese mund të përmbysë gjithçka në këto zgjedhje

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:09
Aristir Lumezi

Aristir Lumezi, thotë se dy partitë kryesore në listën e tyre të kandidatëve për Qarkun e Tiranës kanë shumë pak emra të rinj.

“Tek dy partitë e mëdha shoh që të rinjtë janë në minorancë. Lista e PS në Tiranë përveç dy zonjave në krye, deri në vendin e 18 janë vetëm 3 të rinj që kanë hyrë rishta, të tjerët janë deputet nga 2-3 mandate dhe ministra. Po ashtu edhe tek PD shoh shumë pa ktë rinj në listë dhe kemi një riciklim po të njhëjtat figura”, deklaroi ai.

Sipas zv.kryeredaktorit të “Panorama” të rinjtë janë të disavantazhuar përballë figurave të tjera në politikë.

Nga ana tjetër Aristir Lumezi foli edhe për një të parapritur tjetër që mund të vijë në këto zgjedhje nga Gjykata Kushtetuese.

Ai iu referua një kërkesë të bërë nga Myslim Murrizi, që kërkon që lista e kandidatëve të jetë plotësisht e hapur.

“Ka një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që mund të përmbysë gjithçka. Është bërë kërkesë nga Murrizi për lista të hapura. Nëse pranohet gara hapet nga i pari deri tek i fundit”, deklaroi z. Lumezi.

Nga ana tjetër Fabian Topollaj, kandidat i Bindjes Demokratike thotë se kjo do të kishte vlerë nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese merret para se KQZ të bëjë shpërndarjen e mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat