“Të fortët po shfaqen krah politikës”, Artan Hoxha: Kë kërkojnë të trembin

Shqipëria

“Të fortët po shfaqen krah politikës”, Artan Hoxha: Kë kërkojnë të trembin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:31
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha u shpreh sonte në emisionin “Log.” se “të fortët” kanë filluar të dalin krah politikanëve dhe drejtuesve politik në disa qarqe të vendit.

Sipas Artan Hoxhës, këta të fortë po dalin që të trembin elektoratin “gri”, ta pavendosurit. Ai ka shtuar se sa me ulët të jetë pjesëmarrja në votime aq më e lehtë është për të patur në kontroll votuesit. Gazetari Hoxha më tej ka shtuar se më e interesuar për të mos patur shumë pjesëmarrje në votime është qeveria.

Artan Hoxha: Këto të fortët nuk dalin me armë por janë me prezencë me para. Ata dalin për të trembur elektoratin gri. Por as opozita dhe mazhoranca nuk e parashikojnë por duan që ta marrin vetë. Kur ka frymë të madhe vote, gjithmonë pozita humb. Pra të fortët dalin për të trembur njerëzit për të mos votuar. Unë do dal se s’bën këtë vit. Kush e demotivon elektoratin gri. Është e interesuar qeveria. Kjo bën që ne të mos kemi një rezultat por të kontrolluar. Rezultati i zgjedhjeve ishte se Rama ka ndenjur në pushtet vetëm me 20% të listës së votuesve. Qeveritë nuk janë të interesuar për pjesëmarrje se në këtë formë kontrollon rezultatin. Ky patronazhimi që do të thotë se ato 50 veta më raportojnë mua që votuan. Nëse nuk ke shkuar në votim sinjalizojnë se nuk kanë ardhur. Do ketë sinjalizime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat