Pse po shfaqen krah politikës “të fortët”? Artan Hoxha: Ja kë kërkojnë të trembin

Shqipëria

Pse po shfaqen krah politikës “të fortët”? Artan Hoxha: Ja kë kërkojnë të trembin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 00:42
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në ABC, se “të fortit”  kanë filluar të dalin krah politikanëve dhe krah drejtuesve politik në disa qarqe të vendit.

Sipas Artan Hoxhës, këta të fortë po dalin që të trembin elektoratin “gri”, ta pavendosurit. Ai ka shtuar se sa me ulët të jetë pjesëmarrja në votime aq më e lehtë është për të patur në kontroll votuesit.

Gazetari Hoxha më tej ka shtuar se më e interesuar për të mos patur shumë pjesëmarrje në votime është qeveria.

Artan Hoxha: Këto të fortët nuk dalin me armë por janë me prezencë me para. Ata dalin për të trembur elektoratin gri. Por as opozita dhe mazhoranca nuk e parashikojnë por duan që ta marrin vetë. Kur ka frymë të madhe vote, gjithmonë pozita humb. Pra të fortët dalin për të trembur njerëzit për të mos votuar. Unë do dal se s’bën këtë vit. Kush e demotivon elektoratin gri. Është e interesuar qeveria. Kjo bën që ne të mos kemi një rezultat por të kontrolluar. Rezultati i zgjedhjeve ishte se Rama ka ndenjur në pushtet vetëm me 20% të listës së votuesve. Qeveritë nuk janë të interesuar për pjesëmarrje se në këtë formë kontrollon rezultatin. Ky patronazhimi që do të thotë se ato 50 veta më raportojnë mua që votuan. Nëse nuk ke shkuar në votim sinjalizojnë se nuk kanë ardhur. Do ketë sinjalizime.

Dervishaj: Nuk është kjo që na japin ajo që do ndikojë shumë në këto zgjedhje. Të fortët kanë filluar që të shfaqen. Pro shfaqja që po më raportohet janë të fortët përkrah liderëve të drejtuesve të fushatës nëpër rrethe. Kanë filluar të shfaqen. Kjo është si boomerang. Por thithja është për ata që janë të pavendosur. Kjo është pjesa që të merr në analizë dhe ta bindësh që do të votojë. Por nuk e bëjnë të fortët këtë efekt. Ka të dhëna që të fortë që njihen me gisht po dalin. Tek kjo pjesë e zgjedhjeve, Pastaj blerja e votës. Kjo mund të ndryshojë shumë gjëra. Të fortët kanë vepruar për një kohë të gjatë dhe kanë shoqëri shumë të zgjeruar. Nuk besoj se ata do bindin ata të tjerët.

Gazetari Artan Hoxha gjithashtu u shpreh se në Shqipëri nuk është krimi që detyron politikën për të hyrë në parlament, por janë këta të fundit që e thërrasin për të bashkëpunuar për të siguruar pushtetin, ndërsa tregoi edhe një histori nga 1996 në Çorovodë.

“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e krimit. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.

E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari.

Deri tani në Shqipëri nuk është krimi që i vë pistoletën në kokë krimit për të hyrë në parlament, është politika që e thërret krimin, i kërkon ndihmë dhe bashkëpunim për të siguruar pushtetin” tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat