Dy persona dhunojnë e grabisin 85-vjeçaren, e moshuara tregon tmerrin: Më lidhën këmbët e duart dhe...

Shqipëria

Dy persona dhunojnë e grabisin 85-vjeçaren, e moshuara tregon tmerrin: Më lidhën këmbët e duart dhe...

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Dy persona kanë grabitur me dhunë banesën e të moshuare, 85-vjeç, ditën sotme në Nartë, Vlorë.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, i kishin lidhur këmbët e duart të moshuarës, duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse do të bërtiste.

Në dëshminë e saj, e moshuara tha se ata i kishin mbyllur gojën, ndërsa shuma e parave që i kishin marrë ka qenë 200 mijë lekë të vjetra.

 “Më mbyllën gojën e vunë një jorgan në kokë, pastaj më kontrolluan. Më thanë mos bërtit se do të të vrasim, më orën 200 lekë se aq kisha”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat