Ndërpritet mbledhja e KQZ/ Rrezikon PD, çon 78 kandidatë për deputetë më shumë

Shqipëria

Ndërpritet mbledhja e KQZ/ Rrezikon PD, çon 78 kandidatë për deputetë më shumë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:26
KQZ

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sërish sot për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike.

Por lista e PD ka  sërish probleme, pasi ka dërguar sërish 78 kandidatë më shumë sesa lejohet.

Kjo ka bërë që komisioni ta ndërpresë mbledhje për një pushim, për t'u rikthyer me pas me një vendimmarrje.

Edhe kësaj herë janë dërguar lista me më shumë emra seç duhet, që bëri që Komisioni të marr një pushim për t'u rikthyer me një vendimmarrje.

“Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.

Ndërkohë KQZ ka miratuar listën e Nismës Thurje dhe të Lëvizjes së Re.

Lista 

Elbasan  6 kandidatë më shumë

Dibër 3 kandidatë më shumë

Fier 6 kandidatë më shumë

Berat 6 kandidatë më shumë

Durrës 6 kandidatë më shumë

Korçeë 9 kandidatë më shumë

Kukës 6 kandidatë më shumë

Lezhë 3 kandidatë më shumë

Shkoër 9 kandidatë më shumë

Tiranë 9 kandidatë më shumë

Vlorë 6 kandidatë më shumë

Gjirokastër 9 kandidatë më shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat