Aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër, vdes një person

Shqipëria

Aksident rrugor në aksin Lezhë-Shkodër, vdes një person

Më: 17 mars 2021 Në ora: 21:54
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit".

Një mjet tip "Benz" dyshohet se është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip "Benz", ende i paidentifikuar .

Sipas burimeve policore për noa.al, drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat