“Më vinin çdo lloj burrash të tipit ambasador...”/ Trondit Rudina Hajdari: Si u denigrova nga persona me tituj

Shqipëria

“Më vinin çdo lloj burrash të tipit ambasador...”/ Trondit Rudina Hajdari: Si u denigrova nga persona me tituj

Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:22
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se është poshtëruar nga figura të njohura të politikës, pas vendimit të saj për të mos djegur mandatin e deputetit, duke dalë kundër qendrimit të PD.

Hajdari tha se u sulmua edhe nga ambasadorë, edhe pse nuk dha emra. Deputetja tha se u vu në pikëpyetje edhe marrëdhënia me babanë e saj, Azem Hajdarin.

“Më vinin çdo lloj burrash të tipit ambasador, më thonin t’i ke shkelur gjakun e babait tënd. Po të ishte mashkull do i kishtë rënë me shkelm syve.

Prej atij vendimi u denigrova dhe poshtërova,u çova në pikën e faktin nëse e doja apo jo tim atë. M thoshin lloj-lloj gjërash. Më thoshin se ti ke shkelur mbi gjakun e tët ati”, tha Rudina Hajdari në emisionin open ku po diskutohet mbi rolin e grave në politikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat