Marshim në qytet, Flutura Açka: Elbasani, djepi i arsimit meriton një të ardhme plot begati

Shqipëria

Marshim në qytet, Flutura Açka: Elbasani, djepi i arsimit meriton një të ardhme plot begati

Më: 18 mars 2021 Në ora: 00:42
Marshim në qytet

Flutura Açka, kandidate e Partisë Demokratike në Elbasan, pas marshimit si një mesazh kundër dhunës, të zhvilluar me gratë në këtë zonë shprehet se qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Ndërsa e konsideron Elbasanin djepin e qytetërimit, Açka nëpërmjet disa fotove të publikuara në rrjetin social “Facebook” shprehet se qyteti i luleve, Elbasani nuk meriton armiqësi dhe dhunë, por vetëm qetësi e qytetari.

Kujtojmë se në Elbasan “Ditën e Verës” pati përplasje mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialistëve.

“Elbasani meriton qetësi! Elbasani…Djepi i arsimit, qyteti i luleve dhe art i fjalës e komunikimit, meriton qytetari dhe dituri, pa dhunë e pa armiqësi…me ne një të ardhme plot begati…”, shkruan Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat