Rama: Libra falas për 250 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në gjithë vendin

Shqipëria

Rama: Libra falas për 250 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në gjithë vendin

Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:33
Edi Rama

 Përmes buxhetit të shteti qeveria i ka dhënë një vëmendje të veçantë kërkesës në rritje për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për djemtë dhe vajzat dhe zhvillimit të hershëm të tyre.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa të nxënës përfitojnë librat e shkollës falas.

Rama bëri të ditur se janë 250 mijë nxënës në të gjithë vendin që përfitojnë librat e shkollës falas, prodhime prestigjoze të “OXFORD, “PEARSON” DHE “CAMBRIDGE”.

Krahas librave falas, qeveria po ashtu ka rritur financimet për arsimin parashkollor në dispozicion të bashkive për të mundësuar uljen e numrit të vajzave dhe djemve në kopshte e shkolla.

Në skemën përfituese të qeverisë përfshihen nxënësit romë dhe egjiptianë, sikurse nxënësit me aftësi të kufizuara apo nxënësit përfitues të asistencës sociale të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme. Po ashtu, edhe të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të, shkruan ATA. “250 mijë nxënës në të gjithë vendin përfitojnë libra falas, prodhime prestigjoze të “OXFORD, “PEARSON” DHE “CAMBRIDGE””, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat