Flet xhaxhai i 28-vjeçares që u masakrua me thikë nga i shoqi: Kishin 8 vite të martuar, dhëndri s’ka probleme...

Shqipëria

Flet xhaxhai i 28-vjeçares që u masakrua me thikë nga i shoqi: Kishin 8 vite të martuar, dhëndri s’ka probleme...

Më: 18 mars 2021 Në ora: 11:35
Irvana Hyka

Një 28-vjeçare shtatzënë u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Demokrat Medinaj. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe xhaxhai i 28-vjeçares nga Fier.

Ai tha se çifti ishin të martuar prej tetë vitesh dhe se shkonin shumë mirë më njëri-tjetrin. Për sa u përket lajmeve se Medinaj vuan nga probleme të shëndetit mendor, ai sqaroi se nuk janë aspak të vërteta.

“E mësuam nga mediat lajmin. Ishin të martuar prej tetë vitesh, dhëndri nuk ka pasur probleme kështu, mendore, jo…s’ka pasur. Shkonin mirë, s’e dimë akoma çfarë ndodhi", rrëfeu xhaxhai.

Sot familja e viktimës ka hapur dyet e mortit. Irvana Hyka u masakrua me thikë nga i shoqi një natë më parë na katin e dytë të shtëpisë së tyre në Fier, në sy të dy fëmijëve të mitur. Medinaj është ende në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat